Familja mbretërore në Britani shtohet me një princeshë

0

Çifti William dhe Kate sot heret janë bërë me një vajzë duke i shtuar familjes mbretërore të Britanisë edhe një princeshë. Njoftimin e ka bërë pallati mbretëror duke thënë se nëna dhe foshnja janë të dyja mirë me shëndet. Princesha është tani e katërta në radhë për fronin britanik, pas gjyshit, Princit Çarls, babait të saj William dhe vëllait George. Qifti mbretëror e kanë marrë bijën e tyre në shtëpi vetëm pas 12 orësh qëndrimi në spital. Ende nuk dihet emri i vajzës. Në rastin e vëllait të saj, George, familja mbretërore e njoftoi emrin dy ditë pas lindjes së tij. Kishte shumë spekulime nëse do të ishte djalë apo vajzë, por që nga komentet e Princit Çarls kur tha se shpresonte të bëhej me mbesë, u krijua bindja se ai dinte diçka dhe pritej që fëmija i dytë i çiftit të ishte vajzë. Lindja e saj e shtyn xhaxhain e vajzës, Princin Harry edhe një vend më larg në radhën për fronin britanik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here