Familja Kastrati nga Podujeva bëhet me shtëpi të re

0

Organizata bamirëse Islamic Relief Kosova, me ndihmën e donatorëve shqiptarë nga diaspora, por edhe donatorëve vendorë, po vazhdon ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për familjet skamnore, konkretisht atyre familjeve me jetimë.

Një rast i tillë është edhe rasti i familjes Kastrati nga Komuna e Podujevës, ku donatori nga diaspora dhe biznese vendore ia besuan organizatës IRK kontributet e tyre që të kompletohet shtëpia e jetimit A.G. dhe nënës së tij, kryefamiljares N. Kastrati.

Përmes punës tonë shtëpia e cila kishte arritur përfundimin punëve të vrazhda, u plotësua me suvatim, molerim, dyer, dritare, instalim elektrik, dysheme, mobile dhe teknikë të bardhë.

Islamic Relief falënderon bashkatdhetarin në diasporë, aktivistët lokal, bizneset Lesna, Elteco, Egzoni, aktivistët tonë dhe të gjithë aktorët që ndihmuan në këtë rast dhe çdo rast tjetër në nevojë.

Islamic Relief Kosova, duke parë gjendjen e rëndë të shumë familjeve kosovare, veçanërisht familjeve që kanë humbur prindërit, apelon tek të gjithë që të kontribuojnë në zbutjen e varfërisë dhe zgjidhjen e problemit të banimit për të gjitha familjet që presin ndihmën e shoqërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here