Familja Fazliu, jeta në skamje (Video)

0

Fazli Fazliu, banor i Shtimes, ka vetëm një qëllim: gjetjen e një pune.

Por, në mungesë të punës, ai muajin e kalon me vetëm 85 euro ndihmë sociale, që nuk i mjaftojnë as për t’i siguruar kafshatën e gojës familjes, transmeton Klan Kosova.

Veç problemeve të theksuara me ushqim, Fazliu nuk ka as shtëpi të veten.

Kjo pasi shtëpia iu shemb tre vite më parë dhe ai u detyrua që të jetojë në banesë kolektive.

Megjithëse e dinë gjendjen e kësaj familje, komunarët nuk u dolën në ndihmë – në mungesë fondesh, sipas tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=1b9IlVeD1dE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here