Familja emblematike për Kosovën

0

 

Bill, Hillary dhe Chelsea Clinton, shihen si një familje emblematike për Kosovën. Ndikimi vendimtar i ish presidentit Bill Clinton në bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës, ndikimi i drejtpërdrejtë i Hillaryt mbi bashkëshortin e saj që të merret ky vendim, kanë bërë që qifti Clinton dhe vajza e tyre e vetme Chelsea të duhen nga kosovarët, mbase edhe më shumë se sa nga vet amerikanët. Aktualisht familja Clinton është përpara një sfide të madhe. Hillary Clinton po garon për postin e presidentes së superfuqisë së vetme botërore-SHBA-ve.

“Energjia sonte në Des Moines është e pabesueshme. Unë jam aq krenare me nënën time Hillary Clinton dhe jam falënderuese për të gjithë ata që e përkrahin”, ka shkruar në llogarinë  e saj në Facebook Chelsea Clinton.

Sigurisht që Clintonët mund të llogarisin në mbështetje të fuqishme të shqiptarëve të Amerikës.

Më poshtë mund të klikoni në video që të ndiqni një fjalim të shkurtër të Hillary Clinton në Des Moines:

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here