Familja e kishte leçitur Sokol Mjacajn që pas vrasjes së 13 ­vjeçarit

0

Familja Mjacaj braktis djalin e madh të saj. Sokol Mjacaj prej 5 vitesh ishte refuzuar nga familjarët e tij, të cilët vazhdojnë të jetojnë në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Krimi i parë, ai që i mori jetën fëmijës 13 vjeç, Agim Leraj, solli tronditjen e parë për familjen e Fran e Tone Mjacajt.

Djali i parë i tyre, ende pa mbushur 15 vjeç, u burgos për vrasje në bashkëpunim për një varëse floriri.

Viktima ishte shoku i tij i shkollës. Vetë Sokoli e mohoi gjithmonë faktin se kishte marrë pjesë në krim, por çarja e parë kishte ndodhur.

Pas daljes nga burgu Sokol Mjacaj nuk gjeti asnjëherë dhe nuk dha mbështetje për familjarët e tij, prindërit, motrën dhe vëllain më të vogël.

Atyre iu desh që vitin e shkuar të mësonin se djali i madh ishte arrestuar sërish për vjedhje, ndonëse emri i ishte përfolur dhe për sulmin me armë ndaj helikopterit të Policisë që patrullonte për drogë mbi Dukagjin, shkruan Gazeta Panorama.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here