Familja e ka lajmëruar si të zhdukur, ajo ka bashkjetuar me të dashurin

0

PEJË, 10 SHKURT – Një femër shqiptare nga Peja e cila nga familja e saj ishte deklaruar si e zhdukur që nga 22 janari i këtij viti është gjetur dje nga Policia e Kosovës. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Prishtina ka bërë me dije se kjo femër ka deklaruar se ajo ka qenë duke bashkëjetuar me të dashurin e saj dhe nuk ka dashur t’i lajmërohet familjes. Viktima sipas njoftimit me dëshirën e saj është dërguar në strehimore e jo në shtëpi dhe për këtë është njoftuar edhe prokurori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here