FAMILJA E ELVIS PISTËS DO T’I DREJTOHET GJYKATËS SPECIALE

0

Familja e Elvis Pistës paralajmërojnë se do t’i drejtohen Gjykatës Speciale për të zbardhur vrasjen e djalit të tyre.

Beatrisa, motra e Elvisit, thotë se deri më tash organet e drejtësisë së Kosovës nuk kanë bërë asgjë në zbardhjen e vrasjes së vëllait të saj.

“Do t’i drejtohemi Gjykatës Speciale për të zbardhur vrasjen e vëllait tonë. Organet tona deri më tash nuk kanë bërë asgjë”, ka thënë ajo për TV21, transmeton PrizrenPress.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija, thotë se deri më tash për vrasjen e Pistës janë intervistuar mbi 100 persona.

“Fatkeqësisht, nuk e kemi asnjë të dyshuar për këtë vrasje. Ne nuk do të ndalemi derisa të zbardhim këtë vrasje”, ka thënë Bakija.

Në qershor të vitit të kaluar Elvis Pista ishte vrarë nga persona të panjohur. Vrasja kishte ndodhur rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Haja Petrol”, në kohën kur Pista po e festonte ditëlindjen e gruas së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here