Familja e Berat Gjimshitit e pëlqejnë për nuse të djalit modelen serbe

0

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti do të ketë një tifoze speciale jo vetëm gjatë ndeshjeve që do të luajë me ekipin e ri, Atalantan, por edhe gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare në finalet e Evropianit.

Ai është në lidhje me modelen serbe Alisa Menkoviq, ku ka zbuluar një detaj interesant. “Alisa më ka kërkuar vetë fanellën kuqezi, kështu që e ka një kostum sportiv të Kombëtares.

Mendoj se i duket bukur”, ka thënë ai në një lidhje telefonike për programin e mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel”. Ai thotë se nuk po mendon për martesën. “Për momentin nuk e mendoj martesën, sepse jam ende i ri.”

Ua kam prezantuar Alisën edhe familjarëve të mi prej kohësh dhe ata e pëlqejnë”, deklaroi Gjimshiti.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here