Familja Ajdini rrëfen për tmerrin që përjetuan sot në Kumanovë

0

Familja Ajdini, që jeton në rrugën “Tode Mendol” në Kumanovë rrëfen për tmerrin që ka përjetuar gjatë përleshjeve të armatosura mëngjesin e sotëm në këtë qytet.

Familjarët tregojë për INA jo vetëm për gjithë tmerrin e përjetuar, por edhe arrestimin e pafajshëm të familjarit të tyre Besnik Ajdini, derisa ishte duke fjetur bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ajo thekson se për disa sekonda i kanë shpëtuar vdekjes, kur një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në dhomën ku po flinin dhe nga e cila ishin tërhequr disa minuta para shpërthimit.

“Ka ora 5 kemi qenë duke fjet. Vetëm kemi ni krismat në dhomë. Krismat kanë ardhur në dhomë. Jemi çuar nga dhoma dhe jemi strehuar. Krismat s’janë ndal për dy orë. Në ora 09.00 kërkova ndihmë nga policia. I thash ngadalë se ka fëmijë, pleq. Na kanë marrë na kanë nxjerrë jashtë. Burrin tim Besnik Ajdini e morën dhe nuk e dijmë nga e kanë çu. Ai në atë moment ka qenë në dhomë”, thekson Lulja, bashkëshortja e Besnikut që është ndaluar nga policia.

Ajo thekson se ta kishin ditur se kjo do ti ndodhte do ta kishin braktisur shtëpinë, por papritmas i gjen tmerri i vërtetë, derisa ishin duke fjetur. Kjo familje thekson se kanë dëgjuar se ka edhe viktima, edhe të plagosur, sepse plumbat kanë vërshuar nëpër shtëpi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here