Falje historike:një ish e internuar në kampin Aushvic ia zgjatë dorën e pajtimit nazistit gjerman

0

Oscar Gröning është nazisti i fundit që po dënohet.Oscar është një ish SS gjerman.Por procesi i tij përveç lotëve dhe skenave të përshkrimit të vuajtjeve në kampin Aushvic kishte një befasi:shtrëngimi i duarve të nazistit Gröning dhe një të mbijetuare të kampit të Aushvicit,Eva Kor,81 vjeçare me origjinë rumune, e cila  jeton në SHBA.

Edhepse në moshë të shtyer,Eva kaloi Atlantikun për të marrë pjesë në gjykimin e Gröningut,një ish kontabilist SS që punoi në kampin e Aushvicit,kamp i njohur gjatë luftës së dytë botërore për vrasjen e mijëra hebrejve.Përkundër të gjitha pritjeve Eva ka vendosur ta falë ish SS-in gjerman.I habitur nga ky gjest i të internuarës nazistit i bjen të fikët në sallë nga emocionet e kësaj falje historike.

Eva ndjehej e lumtur që SS-i gjerman e pranoi fajësinë dhe ky ishte edhe arësyetimi i saj lidhur me gjestin e faljes që i bëri.Ajo deklaron:

“Nê fillim kur kam diskutuar me avokatin tim,nuk doja të isha e implikuar në një ndjekje penale të një nazisti.Qëllimi im është që përmes këtij procesi jo ta dënojë një ish nazist SS,por t’u tregoj nazistëve të rinjë që Aushvici ka ekzistuar…Unë mendoj që Gröning ka bërë një vepër të mirë duke e pranuar fajësinë.Ai nuk është një hero,por një vepër e mirë e tij është se ka pranuar të dal para gjyqit…Nëse unë do të isha gjykatëse atë do ta dënoja t’u jepte mësim të rinjëve neo-nazist në Gjermani mbi idenë e keqe që sjellë ideologjia naziste”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here