Falë Facebook-ut pas 40 vitesh takon infermieren që u kujdes për të

0

Amanda Scarpinati, ka gjetur pas 40 vitesh njeriun që u kujdes për të, kur ajo ishte vetëm 3 muajshe. Për shkak të disa djegieve në trup që kishte pësuar nga një ngjarje aksidentale në shtëpi, ajo ishte shtruar në spital shumë e vogël.

Spitali ku ajo u shtrua, “Albany Medical Center”, kishte nxjerrë në raportin vjetor më 1977 një foto të Amandës 3 muajshe në spital bashkë me një infermiere, e cila ishte kujdesur më së miri për vogëlushen.

Ndërkohë, vite më vonë Amanda e gjeti sërish këtë foto dhe vendosi të gjente infermieren zemërmirë. Pas shumë kërkimesh të cilat nuk dhanë asnjë rezultat, ajo vendosi të postojë foton në rrjetin social “Facebook” duke kërkuar ndihmë në identifikimin e saj.

Armanda u ndihmua edhe nga të tjerë, pasi postimi i saj u shpërnda mbi një mijë herë derisa më në fund morri një përgjigje. Ishte Angela Leary, një tjetër infermiere e spitalit Albany, e cila njohu vajzën që mbante në dorë një fëmijë 3 muajsh. Leary nuk kishte folur me Susan Berger prej 35 vjetësh, por e njohu atë menjëherë nga fotot.

Kështu, Leary i ka shkruar një mesazh Amanda Scarpinatit: “Ajo ka qenë po kaq e ëmbël dhe e kujdesshme siç duket dhe në foto. Ajo e dashuronte punën e saj dhe kujdesej si për fëmijët dhe të rriturit”.

Në 1977, Berger ishte 21 vjeçe, një e sapodiplomuar që kishte filluar punë në pavionin e pediatrisë në “Albany Medical Center”. “Unë e mbaj mend Amandë. Ajo ishte shumë e qetë. Zakonisht fëmijët kur operohen ose flenë, ose qajnë pa fund. Por ajo ishte shumë e qetë. Ishte e mrekullueshme”, kujton Berger për Associated Press. Sot, Susan Berger është zv. presidente ekzekutive e Cazanova College në New York.

Në momentin që e gjeti Amanda i telefonoi Susan për ta falenderuar për kujdesin e saj, ku i rrëfeu se po e kërkonte prej vitesh.

Ndërkohë Berger është shprehur: “Nuk e di se sa infermiere do të ishin kaq me fat sa ti ndodhë diçka e tillë, të kenë dikë që i mban mend për një kohë kaq të gjatë. Ndihem e privilegjuar që jam një prej tyre që përfaqësoj të gjitha infermieret që janë kujdesur gjithë jetën për Amandën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here