Fakulteti i Edukimit mbanë ligjërata “online”

0

Ka nisur që të mbahet mësim “online” në Kosovë. Profesori universitar, Dukagjin Popovci. ka treguar që të premtën ka mbajtur orën e parë të tij përmes platformës Canvas. Sipas tij, është mundësi e mirë për studime përdorimi teknologjisë bashkëkohore. “Sot mbajtëm ligjëratën e parë ‘online’ me studentët e programit master të Fakultetit të Edukimit. Besoj se ishte përvojë interesante për të gjithë. Më herët më ka rënë të mbaj ligjërata online me Skype, por platforma Canvas ishte superiore në këte aspekt. Mësimi në distancë duhet të inkurajohet, sepse kursen paratë dhe kohën, si dhe u mundëson studentëve që punojnë ose kanë obligime familjare t’i ndjekin ligjëratat në orët e përshtatshme për ta. Tekefundit, është mëkat të mos i shfrytëzojmë përparësitë që ofron teknologjia bashkëkohore”, ka shkruar ai në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here