Fakte të reja për ndihmës- pilotin gjerman Andreas Lubitz,vuante …

0

27 vjeçari bashkë-piloti i cili ‘qëllimisht’ rrëzoi fluturimin 9525 në Alpet franceze në të kaluarën kishte luftuar me depresionin

Andreas Lubitz u rrit në qytetin e vogël të Gjermanisë Montabaur, dhe ishte pjesë e klubit të fluturimit që nga mosha e adoleshencës.

“Andreas ishte anëtar i klubit qysh si adoleshent, ai dëshironte të realizonte ëndrrën e tij për të fluturuar”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Anëtari i klubit Peter Ruecker tha se nuk e kishte vërejtur se Lubitz vuante nga ndonjë problem emocional ose problem psikologjik.

“Ishte i lumtur që fitoi një punë me Germanwings dhe kishte sukses. Ishte entuziast për karrierën e tij. Nuk mbaj mend të ketë shkuar diçka keq”, tha ai.

Por Lubitz i kishte thënë një shoku të tij të klasës se do të merrte pushim nga orët e trajnimit për pilot ngase vuante nga depresioni, sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, transmeton Express.

“Duket se ishte në depresion dhe vuante nga sindromi burnout” i tha gazetës nëna e mikut të Lubitz.

“Miqtë e ndihmës-pilotit që rrëzoi #4U9525 i thanë gazetës gjermane se ai ndaloi trajnimet e fluturimit për 6 muaj më 2009 pas sindromit burnout”, shkroi gazetari i Der Spiegel, Matthias Gebauer.

Por çka është në realitet sindromi “burnout”?

Sindromi “burnout” shfaqet tek ata persona që e kanë hargjuar “fuqinë” në punën e tyre profesionale.Përmes këtij sindromi njeriu ndjehet i paaftë në punën e tij profesionale dhe ndjehet tërësisht i hargjuar.Fizikisht ka një lodhje të përgjithëshme.Hargjimi i fuqive fizike për të përballuar punën vjen si rezultat i një stresi dhe një aktiviteti të stërngarkuar.Edhe vetë personi që vuan nga ky sindrom e “sheh” se është duke kaluar në fazat e hargjimit të energjisë për të përballuar stresin dhe kjo e bënë të kaloi në depresion.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here