Fakte nga jeta e Charles Chaplinit

0

Pikërisht më 25 dhjetor 1977 në Zvicër, vdiq Charles Spencer Chaplin, aktor komik britanik, regjisor, skenarist, kompozitor, i cili u rrit në famë gjatë epokës së filmit pa zë. Ai ishte nga figurat më të rëndësishme të industrisë së filmit. Karriera e tij u shtri në më shumë se 75 vjet, duke filluar nga fëmijëria në varfëri e deri një vit para vdekjes, në moshën 88 vjeçare; Çaplini ishte nje figurë sa e adhurueshme aq edhe e debatueshme. Vitet 1940 ishin plot polemika për të; popullariteti i tij pësoi rënie të menjëhershme, kur u akuzua për simpatitë komuniste, ndërsa hedhja në gjyq per çështje atësie dhe martesa me minirene, shkaktoi skandal. FBI-ja krijoi dosje per të dhe hapi një hetim; Çarli ikën nga Shtetet e Bashkuara dhe vendoset ne Zvicër, përfundimisht. Çaplin ka shkruar, drejtuar, prodhuar, redaktuar, krijuar muzikë për shumicën e filmave të tij. Thonë se ai ishte perfektsionist, dhe pavarësia  financiare e lejonte të shpenzonte vite për zhvillimin dhe prodhimin e një filmi deri në përsosmëri. Shumë prej filmave të tij trajtojnë tema sociale dhe politike, si dhe përmbajnë elementë autobiografikë. Në vitin 1972, Akademia amerikane e Filmit, Arteve dhe Shkencave i dha  Çaplinit një  Çmim  Nderi për kontributin e shquar në industrinë e filmit. Filmat e tij The Gold Rush, City Lights, Modern Times, Great Dictator renditen mes filmave më të mirë të të gjitha kohërave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here