Fakte jashtëzakonisht interesante për elefantët

0

Të shprëndarë nëpër tërë Afrikën nënsahariane dhe Azinë Juglindore, elefantët janë kafshët më të mëdha të botës në tokë. Tradicionalisht, njihen dy lloje të këtyre gjigantëve të mahnitshëm, elefanti afrikan dhe elefanti aziatik. Për arsye të shumta të tilla si joshja ose shkatërrimi i habitateve, popollsia e elefantëve në botë ka pësuar rënie drastike. Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka radhitur elefantët afrikanë si të cenueshëm, përderisa elefanti aziatik është i klasifikuar si i rrezikuar. Më poshtë mund të lexoni disa fakte jashtzakonisht interesante për elefantët.

– Shtati i një elefanti ka më shumë se 40 mijë muskujë në të .
– Elefantët e pëlqejnë shumë ujin. Atyre u pëlqen të notojnë, të zhyten në ujë dhe të gjejnë argëtim të madh në përplasjen me valët. Një argëtim i tillë u jep atyre dhe nyjeve të shtatit të tyre një relaksim dhe pushim të paparë në ujë.
-Prekja është forma më e rëndësishme e komunikimit në mes elefantëve. Individët përshëndetin njëri-tjetrin duke hedhur ose duke e mbledhur shtatin e tyre. Elefantët e vjetër përdorin gjithashtu shuplakat, shqelmat dhe goditjet e tyre të shtatit për të disiplinuar elefantët e rinj.
-Mesatarja e jetesës së një elefanti në natyrë është prej 50 deri në 70 vjet. Elefanti më i vjeter ndonjëherë ishte elefanti aziatik i quajtur Lin Wang , që vdiq në vitin 2003, në moshën 86 vjeqare.
-Elefantët përdorin baltën si krem kundër diellit, duke e mbrojtur kështu lëkurën e tyre nga drita ultravjollce. Edhe pse thuhet se kanë lëkurë të ashpër, prapseprap lëkura e tyre është mjaft e ndjeshme. Nëse ata nuk e përdorin baltën rregullisht për t’u mbrojtur nga djegia, pickimi i insekteve dhe që të kenë një lëkurë të ushqyer, ndodh që lëkura e tyre të pësojë dëmtime të mëdha dhe serioze.
-Elefantët lakmojnë të hanë gjatë gjithë kohës. Gjatë ditës, ata mund të hanë deri në 16 orë dhe konsumojnë deri në 272 kg. ushqim.
-Nga të gjithë gjitarët, femrat elefante iu nënshtrohen periudhës më të gjatë të ngjizjes, ato janë shtatzanë deri në 22 muaj.
-Të afërmit më të ngushtë që jetojnë me elefantët janë hundëgjatë të vegjël, të dendur, të njohur edhe si gjitarët barngrënës që shpesh gabohen për brejtës.
-Arsyeja kryesore përse elefantët mbyten masivisht nga kontrabantuesit ka të bëjë me dhëmbët e tyre, edhe pse hulumtimet shkencore dëshmuan se fildishi përbëhet nga kalciumi, një ind që është i ngjashëm me kockat por që nuk ka efekte ose cilësi speciale.
-Në botën tokësore, elefantët janë gjigantë, por në krahasim me balenat, ata më shumë ngjajnë në xhuxha. Vetëm gjuha e balenës së kaltër mund të peshojë sa një elefant i rritur.
-Elefantët lëshojnë disa lloje të tingujve. Ndoshta tingulli më i njohur është boria, që zakonisht lëshohet kur elefantët janë të eksituar, në ankth apo kur janë agresivë. Ata mund të dëgjojnë tingullin e borisë së tjetrit elefant deri në 5 km larg.
-Elefantët e porsalindur mund të qëndrojnë në këmbë shumë shpejt pas lindjes. Ata lindin të verbër dhe peshojnë rreth 117 kg.
-Ashtu si të vegjlit e njeriut, majmunët e mëdhenjë, laraskat dhe delfinët, edhe elefantët kanë kaluar testin e pasqyrës – ata e njohin veten në pasqyrë.
-Që në kohët e lashta, elefantët janë përdorur si kafshë pune për detyra të ndryshme. Pasi që demat mund të konsiderohen të vështirë dhe të rrezikshëm për të punuar me ta, ata shpesh janë lidhur me zingjirë dhe nganjëherë edhe janë keqpërdorur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here