Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu të ftuar si VIP në Berlin për finalen Barcelona-Juventus

0

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe Eroll Salihu, sekretari i përgjithshëm i FFK-s. Këta dy janë ftuar në Berlin me ftesë të UEFA-së që ta shikojnë finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës nga tribuna VIP.

“Sot më 5 qershor kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, me ftesë të UEFA-sudhëtuan për në Berlin ku nesër më 6 qershor do të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Ligës së kampionëve Barcelona –Juventus”, thuhet në njoftimin e FFK-së

“ Kjo është hera e parë që krerët e FFK-së zyrtarisht do të marrin pjesë në një event evropian ku janë të pranishëm veç mysafirëve të shumtë edhe përfaqësuesit e federatave të futbollit nga mbarë Evropa. Është një rast i mirë që të përfitohet nga takimet që do të kenë me shumë përfaqësues federatash”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here