Fadil Fejzulli që u raportua se është vrarë megjithatë është gjallë

0

Fadil Fejzullai është i plagosur, nuk ka vdekur. Kështu ka njoftuar një ushtar i UÇK-së që ka folur në kushte anonime për mediat. “Deri në ora 11 Fadili ka qenë gjallë, unë jam përshëndet me të”, ka thënë ai. Ndërkohë edhe të afërm të ish-ushtarit të UÇK-së u kanë shkruar mediave se Fadili është gjallë. “Jemi në kontakt non-stop me familjarët e tij. Babai ka kontaktuar me ta. Pra, ai është gjallë, jemi shumë të sigurt për këtë”, ka thënë familjari i tij që deshi të mbetej anonim.

Të shtunën media ka pasur vështirësi për raportim nga zona e përplasjes dhe shumë informacione kanë qenë të pakonfirmuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here