Facebook-u krijon “Iniciativën për guximin qytetar online”

0

Rrjeti më i madh dhe më i njohur social në botë, facebook, në bashkëveprim me organizata të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dbe me institucione hulumtuese, ka themeluar “Iniciativën për Guxim Qytetar Online” për Evropën.

Menaxherja e lartë e facebook-ut, Sheryl Sandberg ka thënë me këtë rast të henën në Berlin se “interneti mundëson që fjalën ta marrin zërat e tolerancës”.

Ky aksion i ka vënë për detyrë vetes që të luftojë ekstremizmin dhe propagandimin e urrejtjes përmes internetit, iniciativa do të jetë aktive në gjithë Evropën ndërsa selia e saj do të jetë në Berlin, Gjermani.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here