Facebook feston 12-vjetorin me #friendsday

0

Kjo do të jetë dita e miqësisë, dhe fton një miliardë e gjysëm përdorues të tij që të festojnë “miqësitë që kanë bërë ndryshimin” në jetët e tyre.

Më 4 shkurt Facebook mbush plot 12 vjeç dhe ‘babai’ i tij, Mark Zuckerberg, përgatitet për të festuar. Në një postim në rrjetin social biznesmeni i ri lançon #friendsday.

Kjo do të jetë dita e miqësisë, dhe fton një miliardë e gjysëm përdorues të tij që të festojnë “miqësitë që kanë bërë ndryshimin” në jetët e tyre.

Zuckerberg kërkon që të rrëfehen histori miqësie në komentet e postimit. Disa e kanë bërë tashmë dhe komentet kanë kaluar kuotën e 19 mijë. Shumë prej tyre rrëfejnë për të afërm dhe shok shkolle të gjetur falë Facebook, pse jod he dashuri të lindura në rrjetin social.

“Kur shkrova kodin e parë të Facebook, në janar të 2004, shpresoja të ndihmoja studentët e kolegjit tim që të lidheshin me njëri-tjetrin. Sot mbi 1.5 miliardë persona në botë përdorin Facebook për të qëndruar në kontakt me miqtë dhe të afërmit”, shkruan Mark.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here