Exit-Polli:Erion Veliaj fitues në Tiranë (document)

0

IPR Marketing në bashkëpunim me televizionin Oranews kanë kryer një exit-poll për zgjedhjet vendore.

Exit-polli është kryer prej orës 07:00 deri në orën 16:00.

Sipas tij deri nga votimi i sotëm fituesit janë këta kandidatë:

Në Shkodër sipas exit-pollit  deri në orën 16:00 fituese është Voltana Ademi me 51 deri në 55 përqind të votave ndërsa Bazhdari me 41-45 përqind të votave.

Në Durrës fituesi është Dako me 50-54 përqind e ndjekur nga Duma me 46-50 përqind.

Në Tiranë fituesi është Erion Veliaj me 50,5-54,5 përqind ndërsa Kosova është 38 me 42 përqind.

Bojaxhi me 4 deri në 6 përqind, Sazan Guri 0,5 deri në 2,5 përqind ndërsa Tafaj deri në 1 përqind.

Exit-polli bazohet në rezultatet e nxjerra deri në orën 16:00, transmeton Mapo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here