Miss Shqipëria 2015, të dielën finalja e madhe

0
Ka arritur fundin turi i vajzave të edicionit të këtij viti të “Miss Shqipëria”.
Tanimë grupi është stacionuar në Voskopojë, ku mbrëmjen e së dielës do të mbahet spektakli i madh dhe ku mbretëresha në fuqi e bukurisë, Anisa Petrela, do t’i dorëzojë kurorën një tjetër mbretëreshe që do të zgjidhet në skenën gjigante të ngritur në natyrë, në këmbët e Kishës.
Në mbrëmjen që do të prezantohet nga Zamira Kita dhe Enkel Demi, aktori Herjon Mustafaraj do të interpretojë bashkë me vajzat konkurrente një musical të shkruar nga Shpëtim Saraçi, mbi motivet e këngës së njohur “Luleborë”.
Gjithashtu këngëtarja Manjola Nallbani do të interpretojë në skenën e bukurosheve shqiptare këngën e saj të re, siç do të jenë të ftuar edhe vëllezrit korçarë, Endri dhe Stefi dhe Devis Xherahu.
Eli Fara do të ngjitet në skenën e Voskopojës gjithashtu me këngën e saj të re dhe klipin e realizuar me vajzat konkurrente të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here