BE-ja mori në dorë planin grek të shpëtimit.Të dielën vendimi

0

Qeveria e Greqisë dorëzoi në orën e fundit të së enjtes, propozimin e saj, që pritet të jetë plani i shpëtimit nga kriza dhe dalja nga Eurozona. Kryeministri grek Aleksis Cipras dhe kabineti i tij zhvilluan një takim para se të paraqisnin planet e tyre për kreditorët evropiane.

Këto plane do të analizohen më pas nga ministrat e Financave të Eurozonës ditën e shtunë, dhe më pas do të mbahet një samit përfundimtar me përfaqësues nga 28 shtetet anëtare të BE-së, që pritet t’i japë fund tensionit mbi krizën greke. Shtetasit grekë nuk patën mundësi që të tërhiqnin paratë e tyre as këtë të enjte, pasi bankat greke qëndruan të mbyllura.
Në përpjekje për të lehtësuar barrën e krizës, kryeministri Cipras shpreson që të bindë udhëheqësit evropianë, që ata të pranojnë një paketë të re ndihme trevjeçare, duke u zotuar se do të zbatojë menjëherë reforma në fushën e taksave dhe pensioneve në këmbim të fondeve të shpëtimit.
Evropa ia la në dorë Greqisë që kjo e fundit të propozojë rrugën e shpëtimit të vet, pasi të dielën, votuesit grekë refuzuan me referendum t’u nënshtroheshin kushteve të reformave të kërkuara nga BE. Greqia e ka kaluar tashmë afatin për t’i paguar 1.5 miliardë euro Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por një tjetër afat po afrohet për t’i paguar një borxh prej 3 miliardë eurosh Bankës Qendrore Evropiane më 20 korrik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here