Evitohet një dramë e re e një aeroplani Airbus A320 me 133 pasagjerë në Halifax

0

Një aeroplan i “Air Canada” me 133 pasagjerë gjatë natës së të shtunës ka evituar një përplasje në aeroportin e Halifax-it në momentin kur donte të zbriste në aeroport.Shkaku i këtij rreziku përplasjeje ishte ndërprerja e rrymës në aeroport pikërisht në momentin kur aeroplani përgatitej të bënte uljen.Një konçidencë me përplasjen e fundit në Alpet e Francës se edhe aeroplani i kompanisë “Air Canada” ishte i tipit Airbus A320,i njëjti me atë të kompanisë “Germanwings”.Rrethanat e aksidentit supozohet të jetë ndërprerja e rrymës elektrike në Aeroportin e Halifaxit,por një grup hetues është krijuar për rastin dhe po heton rrethanat.Aeroplani ka goditur një nga shtyllat elektrike gjatë aterimit dhe më vonë si shkak i errësirës së plotë dhe borës së madhe ka dalur tërësisht nga pista.Bilanci i të lënduarve është 23 nga 133 pasagjerë.”Të vdekur nuk ka,por 5 nga të lënduarit janë ende në spital”-ka thënë zëdhënësi i aeroportit te Halifaxit Peter Spurway.Aeroplani udhëtonte në linjën Toronto-Halifax.

media_l_7596250

 

media_xll_7595763

 

media_l_7595770

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here