Evakuim i madh i të rrezikuarve nga përmbytjet në Shqipëri

0

Në vetëm dy ditë që jugu i vendit është përmbytur, 311 persona janë evakuar nga të gjitha zonat e rrezikuara nga vërshimi i ujit. Konfirmimi vjen nga policia e shtetit, e cila bën me dije se numri më i madh i të shpëtuarve është në qarkun e Fierit, 112 persona. Në Vlorë janë evakuar 98 persona, në Berat 90 persona, në Gjirokastër 7 persona, ndërsa në Elbasan 4 persona. Operacionet në terren vazhdojnë ende, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë duke telefonuar në numrin pa pagesë 129. Pritet që ditën e mërkurë të ketë reshje të shumta dhe situata do të bëhet më emergjente. Mbi 3 mijë hektarë tokë janë të mbuluara nga uji./Lapsi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here