Eurosong do të prezantohet në ekranin e madh në sheshin Zahir Pajaziti

0

Këtë prezantim e ka organizuar Ambasada e Austrisë në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Zyra e BE-së në Kosovë

Në mbrëmjen e së shtunës, në finalen e Eurosong ku po merr pjesë edhe Elhaida Dani në përfaqësim të Shqipërisë me këngën “I’m alive”, në Prishtinë do të prezantohet Eurosong edhe nëpërmjet ekranit të madh, pikërisht në sheshin “Zahir Pajaziti”. Këtë prezantim e ka organizuar Ambasada e Austrisë në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Zyra e BE-së në Kosovë. Prezantimi do të nis në ora 20:30. Përpos përcjelljes së Eurosong, organizatori ka paraparë edhe muzikë live./KP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here