Eurodeputët francez kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Serbinë për anëtarësim në BE

0
Eurodeputetët francezë nga partia e djathtë “Fronti Nacional” e drejtuar nga Marine le Pen, ia kanë dorëzuar Parlamentit të BE-së një Projektrezolutë me të cilën u kërkohet institucioneve të BE-së ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ndër arsyet e ndërprerjes së këtyre bisedimeve përmendet edhe Kosova.
Këta eurodeputetë, Projektrezolutën për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve midis BE-së dhe Serbisë, për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE, e ka bërë nëpërmjet grupit të ri parlamentar të themeluar në Parlamentin Evropian, i cili ka 36 deputetë.
Nënshkrues të këtij dokumenti janë eurodeputetët: Steeve Briois, Dominique Bilde, Sophie Montel, Mireille D’ornano, Aymeric Chauprade.
Në tekstin e Projektrezolutës thuhet se: “duke pasur parasysh mospajtimet e thella midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, pastaj mospajtimeve ekzistuese lidhur me rregulloret për çështjen e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe dallimet lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe interesat gjeostrategjike të Serbisë me Rusinë, u propozohet institucioneve të BE-së t’i ndërprenë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE”.
Po ashtu, në projekt rezolutë konstatohet se me pranimin e Serbisë në BE do të rrezikohen raportet me shtetet të cilat dikur ishin pjesë e ish-Jugosllavisë.
Gazeta serbe “Danas”, bënë të ditur se si njoftim projektrezoluta i është dorëzuar presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schultz, ndërsa nga ai kërkohet që ky dokument t’i dorëzohet Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe shteteve anëtare të BE-së. (RTK)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here