EURES ofron afro 2 milionë vende pune

0

Portali i Rrjetit Evropian të punës (EURES) aktualisht ofron 1.820,929 vende pune, pothuajse në të gjitha vendet e Evropës.

Në ofertë ka më shumë vende pune në Gjermani, ku janë ofruar një total prej 481.647 vendeve të lira pune. Pastaj vjen Britania e Madhe me 260 401 vende pune, Belgjika me 100 937, Franca 88,507, Republika Çeke 45 768, Austria 39 319, Holanda 33,827 dhe Suedia me 31,432 vende pune për personat e interesuar në mbarë botën, shkruan albinfo.ch.

Në shpalljet për punë në këtë faqe janë kryesisht ato që kërkojnë inxhinierë, ekonomistë, kontabilistë, mësues, terapistë, punonjës mjekësorë, mjekë, muratorë, kuzhinerë, mekanikë dhe shoferë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here