Eskalon protesta e veteranëve të UÇK -së në Kaçanik pas ultimatumit të policisë për ta liruar rrugën (foto)

0

Ka eskaluar protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik.

Gjithçka doli jashtë kontrollit kur protestuesit nuk e përfillën ultimatumin e policisë, për ta liruar rrugën, transmeton Klan Kosova.

Rreth 200 ish pjesëtar të UÇK-ës kanë bllokuar magjistralen që lidh Shkupin me Prishtinën në dalje të Kaçanikut.

Ish luftëtarët kërkojnë të drejtat e tyre që nuk janë realizuar deri më tani.

Ata thonë se janë të pakënaqur me çdo vendim që është marrë.

Protestuesit nuk po lejojnë të kalojë asnjë maune nëpër magjistrale.

Ndërsa, në anenë tjetër, policia po kërkon që protestuesit të  shpërndahen dhe ta lirojnë rrugën.

kac2

veteran20c

kac3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here