Eshtrat e Isa Boletinit do të përcillen nga Policia e Kosovës

0
KFOR-i, më 10 qershor, nuk do ta përcjellë bartjen e eshtrave të Isa Boletinit në fshatin Boletin. Ky vendim është bërë me dije të premten, si reagim ndaj disa medieve, të cilat kishin raportuar të enjten se bartja e këtyre eshtrave do të përcillet edhe nga KFOR-i.
“Në përputhje me mandatin e tij dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, KFOR-i do të jetë gati për të ndërhyrë si përgjegjës i tretë, nëse kërkohet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i dhe gjatë ceremonisë së rivarrimit do të mbajë një qëndrim diskret e të fuqishëm. Bartja e eshtrave nga stadiumi i Mitrovicës për në fshatin Boletin do të eskortohet nga Policia e Kosovës, ndërsa komandanti i KFOR-it nuk do t’i autorizojë Forcat e Sigurisë së Kosovës për të lëvizur në territorin e komunave veriore”, është thënë në njoftim të KFOR-it, në të cilin është shtuar: “Gjenerali Figliuolo beson se është e një rëndësie të madhe që të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë ceremoni të mbajnë një sjellje të përgjegjshme dhe të pjekur. Duke vepruar kështu, ata do ta ndihmojnë KFOR-in në kryerjen e detyrës e vet, në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here