Është vrarë mbreti kolumbian i drogës SHBA dha 5 milionë për kokën e tij

0

Mbreti i drogës në Kolumbi, për kokën e të cilit hetuesit amerikanë kishin caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarë, është vrarë. Lajmi për vdekjen e Victor Roman Navarro-Cerrano është konfirmuar dhe nga vetë presidenti kolumbian, në një postim në Twitter.

Guerrili që ndryshe quhej “Megateo” u vra të premten gjatë një operacioni ushtarak në veriperëndim të Kolumbisë.

39-vjeçari, lider i një grupi të vogël guerrilas kishte kontrollin e një zonë në rajonin Catatumbo. Ai cilësohej si një nga personat më të kërkuar nga autoritetet kolumbiane.

Navarro-Cerrano, drejtonte një grup kriminal të quajtur Librado Mora Toro Front of the El Ejercito Popular de Liberacion (EPL), që shiste tonelata kokainë në SHBA, Kanada, Republikën Dominikane dhe Evropë. Gjithashtu ai drejtonte dhe një rrjet për pastrimin e miliona dollarëve.

39-vjeçari përdoret pasurinë e tij për të ndikuar dhe korruptuar zyrtarët në Kolumbi. Korrupsioni arrinte deri në nivelin kur zyrtarë të policisë shoqëronin me eskortë ngarkesat e tij me kokainë dhe nga ana tjetër hetonin rivalët e tij. /Shqiptarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here