Është vetëvrarë policja e Kosovës, Drita Latifi, motra e këngëtarit Mc Beka

0

Femra e vdekur për të cilën sot Policia e Kosovës raportoi se është gjetur në një shtëpi në Prishtinë është policja e Kosovës, Drita Latifi. Mësohet se ajo ka bërë vetëvrasje me plumb në kokë.

Lajmi.net ka mësuar se ajo ka jetuar e vetme, ngase në një kohë kishte probleme familjare dhe se vuante nga një sëmundje.

Tashmë e ndjera, për shumë kohë ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, e në muajt e fundit punonte në Stacionin e Policisë, numër 3, në Kodrën e Trimave.

Ajo është motra e këngëtarit të njohur Mc Beka, dhe nuk ka qenë e martuar.

Policia zyrtarisht ka raportuar se në një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima femre K/Shqiptare.

“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e fundit të Policisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here