Është vetëdorëzuar në Tiranë autori i vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër

0

 

Autori i vrasjes së dyfishtë në Shkodër, Aleksandër (Esat) Dushaj është dorëzuar në policinë e Tiranës pas 48 orësh në kërkim. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i vrasjes së dy vëllezërve u dorëzua pas negociatave me policinë, dhe pasi i premtuan garanci për jetën.

31-vjeçari kishte kërkuar që të dilte një patrullë policie tek rrethrrotullimi te Dogana e Tiranës, ose siç njihet ndryshe “Shqiponja”. Më pas ai bashkë me disa familjarë që e shoqëronin, u dorëzua tek forcat e rendit “Shqiponjat”.

Esat Dushaj 31 vjeç, i njohur si Aleksandër Dushaj, këmbëngulte të martohej me vajzën 20-vjeçare të Skënder Shkambit, e cila ndodhet në Angli. Por pas refuzimit të kërkesës së tij, ai e vrau me armë zjarri babanë e vajzës dhe vëllanë e tij Abdulla Shkambi. Një nga arsyet e refuzimit ishte pasi Dushaj rezulton një person me precedentë penalë.

Një ditë para masakrës, Dushaj i kishte telefonuar Shkambit, duke i kërkuar që ta sillte vajzën në Shqipëri. Gjatë bisedës pati grindje dhe fyerje mes të dyve. Ishte ky momenti që e shtyu Esat Dushajn që të merrte automatikun dhe të zinte në pritë dy vëllezërit, të cilët mbetën të vrarë me breshëri automatiku.

Mësohet se më herët, Skënder Shkambi e kishte dërguar vajzën e tij në Britani te i vëllai, me qëllim që mos të kishte kontakte me Dushajn. Ndërsa ky i fundit kishte shpresuar se ajo do të kthehej në atdhe për festat e fundvitit. Ende nuk dihet nëse autori i vrasjes dhe vajza 20-vjeçare kishin krijuar një lidhje, por dyshohet se ata flisnin nëpërmjet rrjetit social “Facebook’.

 

 

Në foto, dy vëllezërit e vrarë, Abdullah dhe Skënder Shkambi

ata

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here