Eshtë ndërprerë operacioni gjatë natës në Lazarat, janë dorëzuar 11 nga “grupi i zjarrit”

0

Rreth orës  21:00 të së mërkurës është ndërprerë operacioni në Lazarat për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste situata në orët e vona të natës. Polica e Shtetit ka njoftuar se është ndërprerë operacioni në Lazarat për shkak të errësirës dhe për të mos rrezikuar forcat e policisë dhe banorët, ka raportuar “Shekulli”.

Gjithsesi, Policia thekson se, pikat hyrëse-dalëse të fshatit të Lazaratit do të vazhdojnë të kontrollohen dhe postoblloqet do të vazhdojnë të jenë të ngritura. Operacioni nga RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të rifillojë nesër. Policia në Lazarat ka instaluar kamera termike për identifikimin e të kërkuarve.

Ndërkohë ka shkuar në 11 numri i personave që janë arrestuar, nga lista e të kërkuarve. Të arrestuarit janë:

Zhaklin Derxhi 18 vjeç, Gurim Skenderi 29 vjeç, Albon Meci 20 vjeç, Denis Mahmutaj 19 vjeç, Eligent Basha 21 vjeç, Sinan Rabaj 30 vjeç, Jeton Kalemi 21 vjeç, Xhuljano Nuri, Fatmir Gerveshi, Xhemil Gjolleshi dhe Rustem Mahmutaj 20 vjeç.

Ndërkohë Xhuliano Malo është 17-vjeçari i cili u arrestua para se oficeri të vritej në Lazarat, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte kishte një sasi armësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here