Është ekstraduar nga Çekia në Gjermani shqiptari i dyshuar për vrasjen e izraelitit

0

Shqiptari i cili dyshohet se në prill të këtij viti vrau një izraelit në Gjermani dhe më pas u arrestua në republikën çeke, është ekstraduar për në Berlin. Ai tash po qëndron në paraburgim.

Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, më 5 prill të këtij viti,  dyshohet se ka vrarë në Berlin izraelitin, Yosi Damari.

Pas kësaj ngjarje makabre ai ishte munduar që të gjejë strehë në ndonjë shtet tjetër, por vetëm pesë ditë më vonë, me 10 prill arrestohet në republikën çeke. Dy muaj më vonë shtetasi shqiptar ekstradohet nga Çekia për në Berlin. Lajmin e konfirmon për gazetën bz-berlin.de, zëdhënësi i policisë, Martin Steltner.

“I dyshuari që nga data 26 qershor është ekstraduar nga Çekia  dhe tash gjendet në paraburgim”, transmeton “albinfo.ch”.

Sipas medieve gjermane, shqiptari e ka njohur izraelitin në një hotel  të Berlinit, ndërsa një ditë më vonë e ka vrarë.

Motivi i vrasjes ende nuk dihet.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here