Është bërë pranimi teknik i shkollës në fshatin Llabjan

0

Të hënën, është bërë pranimi teknik i shkollës së mesme të lartë, ndërtuar në fshatin Llabjan, komuna e Novobërdës.

Në emër të komunës, pranimin teknik e ka bërë drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Adem Abazi, kurse në emër të shkollës, Sami Bunjaku, drejtor.
Shkolla e mesme e lartë në Llabjan është ndërtuar nga fondet e Komisionit Evropian, përkatësisht IPA-s (instrumentit të paraanëtarësimit) dhe është realizuar për më pak së një vit punë. Punimet i ka kryer kompania vendore “Al – Trade”.
Shkolla e re, përveç nëntë klasave, ka edhe dy laboratorë për punë praktike të nxënësve, bibliotekën, salla dhe zyre të ndryshme. 
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e ka siguruar inventarin për këtë shkollë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here