Ernest Luma: Zhvlerësimi i të diplomuarve në universitete private i rrezikshëm për shoqërinë

0

Publicisti Ernest Luma e ka parë të rrezikshëm deklarimin e Ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit, për zhvlerësimin e diplomave të studentëve që kanë diplomuar në universitete private. Sipas Lumës, situata ka elemente të ngjashme me skemat piramidale në Shqipëri dhe se mund të kthehet bumeran për shoqërinë.

“Zhvleftësimi i universiteteve/kolegjeve private në Kosovë do ta çonte vendin në një kapitullim-mashtrimi 15-vjeçar, si në skemat piramidale të Sudes, në Shqipërinë e vitit 1997.
Të thuash, pas 15 vjetësh, se një i diplomuar në këto kolegje nuk është i barabartë me ata të universiteteve publike në vend, në punësim në arsim apo kudo tjetër, është nxjerrje e kokës së plaçkitjes e mashtrimit të, së paku, mbi 100 mijë studentëve që dhanë vite e shuma marramendëse parash te këto universitete, me dije e tolerancë të plotë nga qeveritë e këtij vendi, që nga viti 2001.
Kjo do të ishte edhe një arsye madhore për kryengritje e rebelim mbarëpopullor në Kosovë, kuptohet, nëse këtu ka vetëdije popullore, qytetare e studentore.
Në këtë rast, kundër piramidave të arsimit dhe kundër sudeve e gjallicave kosovare, të cilat paraprakisht duhet varë në shesh, sepse i rrejtën, i rjepën e mashtruan vetëdijshëm 15 gjenerata studentësh në këtë vend.
Ti mund të bësh ligj për tash e tutje, por nuk mund të kryqëzosh mijëra të rinj, për gabime të qëllimta apo edhe për mungesë vizioni nga ana jote, deri më sot.
Ky do të duhej të ishte epilogu, pas asaj që këto ditë e deklaroi një ministër i Kosovës”, ka shkruar Luma.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here