Ernest Luma i AAK-së e shqyrton mundësinë ta bëjë edhe një fëmijë pas deklaratave të Stavilecit

0

Zëdhënësi i AAK-së ka lënë të nënkuptohet se është në shqyrtim të bërjes edhe të një fëmije me bashkëshorten e tij pas deklaratave të Ministrit për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, se nuk është mirë të bëhen deri në shtatë fëmijë me një rrogë prej 300 eurosh në Kosovë.

“Me 300 euro rrogë, mos i bëni shtatë fëmijë”, tha nje minister i Qeverise Thaçi-Mustafa!
A po ju perngjanë ne deklaratat e ish-ministrave te viteve ’80-të ne ish-Jugosllavi (dhe ish-KSAK), si dhe me vendimet e qeverisë kineze per ndalimin me ligj të plleshmerise ne perandorine miliardeshe te Kinës? M’u t’u mbushë mendja, shkaku i ketij apeli, me nis edhe nje…”, ka thënë ai në rrjetin social Facebook.

Luma është i martuar dhe ka disa fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here