Ermira Selami: “Moderimi është ajo që unë e bëj me qejf dhe ajo që më definon se kush jam”

0

 

Ermira Selamit i kishte pëlqyer moderimi, por nuk e kishte menduar që vetë do të do të bëhej një ditë ajo që të tjerët do t’ia ngulnin sytë në ekran për të dëgjuar se çfarë lajme po jep.Deri dje për mua ishte ëndërr moderimi, por një ftesë ma solli ëndrrën në duar”, ka thënë moderatorja e Tv ART në Tetovë. Sipas saj, ky televizion ka përmbushur të gjitha ambiciet e saj  profesionale dhe për këtë arsye ajo do ta japë maksimumin në çdo hap.

Në një intervistë ajo ka treguar e ndihet mirë në qytetin e saj në Tetovë, por është shprehur e pakënaqur me shumë fenomene politike dhe shoqërore që e shquajnë Maqedoninë. Salami ka thënë se është e përkushtuar pas leximit dhe se është e pamundshme që një ditë të vetme të mos lexojë.

Ajo pos që merret me Gazetari ka studiuar për Ndërtimtari, pastaj për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe si dhe ka ndjekur edhe trajnime për Gazetari dhe Lidership . Selami është dizajnuese e projekteve ndërtimore, por edhe autore e librave me poezi.

 

 

Kush është Ermira jashtë ekranit televiziv?

Dizajnuese e projekteve ndërtimore ,një nënë,një grua, një mike e mirë, e njëtrajtshme me të gjithë në çdo kohë rënie ose suksesi, e lexueshme qartësisht. Jam njësoj, nuk dalloj aspak edhe jashtë ekranit,mundohem që punën time ta kryej me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe, kjo më sjell edhe mua kënaqësi të madhe. Përndryshe, si çdo njeri që ka familje, edhe unë mundohem t’i kushtoj sa më shumë kohë dhe vëmendje familjes sime. Ato, po them ato, sepse janë burri dhe vajzat e mia, më inspirojnë dhe më motivojnë që të vazhdoj atë që bëj.

Pse merreni me gazetari kur keni studiuar për Ndërtimtari dhe për Gjuhë e Letërsi shqipe?

Papritur e pa kujtuar u gjenda në gazetari. Deri dje për mua ishte ëndërr moderimi, por një ftesë ma solli ëndrrën në duar. Për mua, projektimi, ashtu edhe ekrani janë puna ime dhe të dyja më krijojnë kënaqësi. Ekrani mbetet magji me vete, një magji që koha e lartëson. Moderimi është ajo që unë e bëj me qejf dhe ajo që më definon se kush jam. Tv ART ka përmbushur të gjitha ambiciet e mia profesionale dhe për këtë arsye do jap maksimumin në çdo hap timin. Gjithashtu , kam ndjekur edhe trajnime për gazetari dhe lidership në një ndër qendrat e njohura në Maqedoni ,Qendra “ Fluent “. Por, nuk do të thotë që kam lënë anësh Ndëtimtarinë dhe Gjuhën shqipe. Në të njejtën kohë punoj projekte të ndryshme, poashtu nuk lë anësh edhe shkrimin . Në poezi e gjej veten krejtësisht me një ndjenjë më të bukur . Kam të botuar dy libra “Në pritjen e nektarit të përjetësisë “2013 dhe “Gjumë mbi gjurmë “2015. Poashtu, edhe fituese e çmimit të parë me poezi në Gostivar, fituese e çmimit të tretë në Kërçovë, çmimi special në Shipkovicë dhe pjesmarëse në shumë manifestime poetike.

Si ndiheni në Tetovë dhe a do ta ndërronit këtë qytet me një tjetër?

Ndihem shumë e lumtur që jam tetovare .Është knaqësi të jetosh në një qytet mes dy universiteteve, gjithçka që unë e dua e kam këtu. Thjesht, më përmbush , më jep energji për të vazhduar më tutje në rrugëtimin tim.

A e shihni veten në ndonjë profesion tjetër?

Po që nuk e mendoj dot Ermirën edhe në ndonjë profesion tjetër  (qesh v.j.).

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Është libër psikologjik i Dale Carnegie “ Psikologjia e suksesit “. Meqë jam në gazetari është e pamundur të kaloj një ditë pa lexuar, andaj i përkushtohem shumë.

Çfarë nuk të pëlqen në Maqedoni dhe çfarë të pëlqen?

Politika , korrupsioni , qeveria, gënjeshtrat … bota nuk ekziston më, njerzit jetojnë me frikë ,manipulimi në interes të shtetit etnik maqedonas dhe në kurriz të aspiratave të kombit shqiptar ! Thjesht nuk më pëlqen Asgjë !

Çfarë vendi zë muzika tek ju?

Muzika ndikon pozitivisht tek unë, në gjendjen emocionale, do të thoja.

Cilat janë plat tuaja për të ardhmen?

Unë nuk bëj plane edhe pse në jetë asgjë nuk ndodh rastësisht, pa mos qenë pjesë e ndonjë plani special. Mezi e kam pritur këtë kohë që e kam në jetën time ! Kohë e artë ku energjitë janë në kulmin e tyre dhe orientohen në siguri më të plotë në atë çfarë jam dhe çfarë dua të bëj më tej. Andaj, të ardhmen e imagjinoj me familjen time, në shtëpinë e ngrohtë, dhe një telefon që bie dhe më thotë : Urgjent nisu për në punë, se kemi transmetim live pas 30 minutash (qesh v.j.) Pranë burrit tim i cili ka qenë frymëzimi im më i madh për të arritur më të mirën kudo që do të vazhdonte e ardhmja ime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here