Erion Veliaj: “7 gjëra në 7 ditë”

0

Ashtu si çdo të diel, kreu i Bashkisë së Tiranës ka bërë bilancin e javës nëpërmjet një postimi në “Facebook”. Veliaj shkruan se pavarësisht punës intensive, “jemi ende larg ambicies tonë për Tiranën, por po bëjmë çmos për një qytet, ku njerëzit janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër”.

Kreu i bashkisë së kryeqytetit shkruan se në javën e gjashtë të punës së këtij institucioni janë caktuar rregullat e reja të qarkullimit për të siguruar nxënësit, ka përfunduar ndriçimi i Liqenit Artificial dhe lumit të Lanës, janë vendosur tabelat informuese në ndihmë të turistëve, ka nisur pastrimi i Liqenit Artificial, është restauruar shatërvani mes Piramidës dhe Kryeministrisë si dhe është rehabilituar rruga pranë Odeonit të ri të Bektashinjve.

bilanci-620x620

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here