Erion Halilaj, i riu ku bashkëjetojnë pasioni për fotografi e art

0

Erion Halilaj është i pasionuar pas fotografisë. Vitin e kaluar ai ishte zgjedhur fotografi më i mirë në Kosovë në një organizim të një televizioni kombëtar. “Në fillim të dhjetorit startoi Projekti Tradicional Promotion, një fotoshoting i rrallë me përmasa gjigante ku u zgjedha fotografi më i mirë në Kosovë për vitin 2014 në një konkurs në Rtv 21”, ka treguar ai.

Halilaj tregon se nga fëmijëria ishte i dhënë pas fotografisë.”Fotografinë e kam pasur pasion që nga fëmiiëria, me fotografi kam filluar të merrem si fëmijë, po në moshën 14 vjeçare fillova ta marrë më seriozisht edhe dita ditës nga pasioni u bë profesion i imi”, tregon ai

Por jo vetëm kaq. Erioni merret edhe me aktrim. “Në moshën 16 vjeçare me ndihmën e disa aktorëve të Teatrit të Gjakovës fillova të merrem edhe me aktrim ku me shfaqjen e parq patëm publik të cilin kurrë se kishim pritur”, tregon ai.

Fotografia dhe aktrimi, megjithatë nuk janë aktivitetet e vetme të Erionit. “Në qershor të vitit 2014 së bashku me tre shokë, Egzon Abdyli, Fidan Shabanaj dhe Mendim Ibrahimi vendosëm që Gjakovës t’ja kthejmë hijeshinë dhe ta bëjmë agjensionin më të ri në Kosovë dhe të vetmin në Gjakovë “Gjakova Promotion Fashion Agency: duke pasur përkrahje të madhe nga njerëz të mëdhenj të botës së modës, njëri ndër ta që ka bërë punë të palodhshme për neve është Ilir Geci, producent i njohur shqiptar”, tregon ai. “Në nëntor të vitit 2014 u mbajt spektakli i parë i Gjakova Promotion Fashion Agency “Miss&Mister Teen Gjakova 2015” ku ishin pjesëmarrës 50 konkurentë djem e vajza”.

Erioni është nga Gjakova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here