Eriksen pëson sulm në fushë, ndërpritet ndeshja Danimarkë-Finlandë

0

Një akt prekës ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë në kohën kur nuk kishte ndonjë futbollist afër tij.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, teksa mund të ketë pësuar sulm në zemër.

Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë.

Ndeshja është ndërprerë prej më shumë se 10 minutave.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here