Eriksen këndellet, po bëhen analiza për gjendjen

0

Ylli i Danimarkës Christian Eriksen është dërguar me urgjencë në spital pasi u shemb në mes të lojës.

Mesfushori 29-vjeçar i Interit papritmas ra në tokë afër fundit të pjesës së parë gjatë përplasjes së ekipit të tij me Finlandën në Parken Stadium në Kopenhagë.

Eriksenit – një ish-lojtar i Tottenham – iu dha CPR nga mjekët që vrapuan me shpejtësi në fushë ndërsa shokët e tij formuan një “muri” të gjallë rreth tij.

Lojtari më pas u dërgua nga fusha në një barelë ndërsa merrte oksigjen menjëherë pas orës 18:00 – derisa mjekët mbanin çarçafë të bardhë anash tij për ta mbrojtur atë nga sytë e kureshtjes.

Fotografitë më vonë treguan Eriksen të ulur në barelë me sytë e hapur – pasi UEFA konfirmoi se ai ‘është stabilizuar’ në spital.

Edhe Unioni danez i Futbollit konfirmoi që ylli i tyre ‘është zgjuar’ dhe pret analiza të mëtejshme në spital.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here