Eriksen, bashkëlojtarëve në videochat: “Si jeni, më duket se jeni më keq se unë, unë jam gati të rikthehem”

0

Fjalët e tij vijnë nëpërmjet agjentit dhe mikut të tij Martin Schoots. Mjafton edhe kaq. Një tjetër sinjal se makthi është hedhur pas, që Christian Eriksen i është kthyer jetës pasi ishte pranë vdekjes.

Eriksen do të kuptojë atë që ndodhi, të gjithë duan të dinë se cfarë provokoi atë rrëzim të frikshëm në fushë, në minutën e 43-të të ndeshjes mes Danimarkës së tij dhe Finlandës dhe arrestin kardiak. As te Interi, sic konfirmojnë doktorët zikaltër, dhe as te Tottenham, mesfushori nuk ka hasur kurrë më parë probleme që kanë të bëjnë me zemrën.

Mjekët e Rigshospitalet të Kopenhagenit, ku danezi është transportuar menjëherë pas atij episodi, duan të qartësojnë gjithcka deri në fund. “Ishte i lumtur, pasi ka kuptuar se sa dashuri ka përreth, – tha agjenti i tij Schoots për mediat italiane duke shtuar, – i kanë ardhur mesazhe nga gjithë bota dhe është prekur nga ata të Interit, jo vetëm nga shokët e skuadrës por edhe nga tifozët. I falënderon të gjithë Eriksen dhe ju bën të gjithëve të ditur se nuk dorëzohet. I kanë shpëtuar jetën, dhe Christian do të rifillojë ta jetojë si më parë.

“Si jeni, më duket se jeni më keq se unë. Unë jam gati të rikthehem të stërvitem”, ju ka thënë mesfushori shokëve të tij të Danimarkës në një videochat. I ka siguruar , pasi ka parë terrorin në sytë e tyre dhe lotët e derdhura për të në ato momente dramatike, dhe është gati të bëjë tifo për ta në ndeshjen kundër Belgjikës së Lukakut. Shokut të tij te Interi që pas golit që shënoi ndaj Rusisë mendoi menjëherë për të duke i dërguar një mesazh para gjithë botës./supersport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here