Erdogan e lë pa karrige kryesuesen e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen

0

Ursula von der Layen, gruaja e parë që kryeson Komisionin Evropian, mbeti pa ulëse në një takim midis përfaqësuesve të BE dhe udhëheqësit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Vetëm dy karrige ishin përgatitur për takimin në dhomën e praruar të kompleksit presidencial, në të cilën Erdogan dhe Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian, ishin ulur tashmë.

Për ironi çështja e të drejtave të grave ishte një nga temat e takimit të djeshëm tre orësh midis përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Erdoganit. As Erdogan dhe as Michelle nuk ishin të gatshëm të heqin dorë nga karriget e tyre, kështu që Ursula von der Layen u desh të vendoset në një divan të ulët pak më larg tyre, duke mbetur në plan të dytë.

Zëdhënësi i saj tha sot se Ursula von der Layen ishte edhe më e përqendruar në çështjen e barazisë dhe të drejtave të njeriut në Turqi pas incidentit.

“Kryetarja e komisionit ishte befasuar padyshim dhe kjo mund të shihet në video … Niveli i protokollit për karrigen tonë është i njëjtë me atë të kryetarit të Këshillit Evropian. Kryetarja pret që institucioni që ajo përfaqëson të trajtohet në në të njëjtën mënyrë dhe incidente të ngjashme të mos ndodhin përsëri, “tha një zëdhënës.

“Çfarë fiasko diplomatike,” komentoi Violeta Bulç, një ish komisionere e Bashkimit Evropian.

Garcia Perez, udhëheqësi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, deklaroi: “Së pari ata u tërhoqën nga Konventa e Stambollit dhe tani ata kanë lënë Presidenten e Komisionit Evropian pa një vend gjatë vizitës zyrtare”.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here