Erdogan: BE nuk mund të bëhet qendër e fuqisë pa Turqinë

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) nuk mund të arrijë qëllimin e bllokut për t’u bërë një qendër e fuqisë pa Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk është e mundur që BE-ja të arrijë qëllimin e saj për t’u bërë qendra e tërheqjes dhe fuqisë pa Turqinë si një anëtare e plotë”, tha Erdoğan në adresimin e tij në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Antalya të Turqisë.

Erdoğan tha se Ankaraja pret që BE-ja të “çlirohet menjëherë nga verbëria e saj strategjike” dhe të përparojë procesin e pranimit brenda kornizës së një axhende pozitive.

Presidenti turk po ashtu kritikoi racizmin, islamofobinë dhe ndjenjat anti-emigrante në rritje në shkallë globale, duke theksuar se ato gradualisht po kthehen në një problem të sigurisë kombëtare.

Samiti i këtij viti nën mandatin e presidencës së Turqisë po ashtu shënoi 25-vjetorin e themelimit të SEECP-së.

Pjesëmarrëse në SEECP janë Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Rumania, Serbia, Greqia, Kroacia, Moldavia dhe Mali i Zi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, kjo iniciativë është “një simbol i vullnetit të përbashkët të vendeve të rajonit për të përmirësuar bashkëpunimin midis tyre dhe për të sjellë një stabilitet të qëndrueshëm në Evropën Juglindore.

Mandati tjetër i presidencës së SEECP-së do të jetë i Greqisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here