Era Istrefi kryeson klasifikimin e “Top Awards”

0

Era Istrefi kryeson klasifikimin e “Top Awards”. Suksesi i këngës së saj duket se po i kalon pritshmëritë, pasi përveç famës brenda kufijve shqiptarë, ajo tashmë dëgjohet edhe jashtë tyre. Është java e dytë që ajo po kryeson klasifikimin e 20 këngëve më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për “Bonbon” të Era Istrefit, e cila ka vetëm pak javë që është publikuar.

Përsa i përket MC Kresha, ai vazhdon të renditet në vendin e dytë duke mos patur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Një renditje interesante ka pësuar NRG Band, i cili është ngjitur 2 vende më sipër në këtë klasifikim, duke u bërë kështu pjesë e 3 këngëve më të dëgjuara të javës.

Për këtë javë ka patur vetëm një prurje të re muzikore dhe bëhet fjalë për reperin Mozzik me këngën “Dhezu”. I është larguar klasifimit të “The Top List”, “Top Awards”, Ronela Hajati me projektin e saj të shumëpërfolur muzikor, “A do si kjo”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here