Enver Peci: Gjurmimi i mirë i rasteve të korrupsionit, i ndihmon gjykatat

0

Lëvizja FOL me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka mbajtur sot debatin me temën “Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e institucioneve”. Në këtë debat është diskutuar në veçanti puna e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014.
Kushtrim Palushi, tha se kjo seri e debateve është në kuadër të ciklit të debateve ‘Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e institucioneve, kësaj radhe puna e gjykatave të Kosovës ku i ftuar ishte Enver Peci Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“Gjyqësori ka pasur problemet e veta nw vazhdimësi dhe se ndjekja e korrupsionit në nivele më të larta ka qenë kompetencë e të tjerëve. Ndërkaq nga ky vit edhe këto lëndë janë në kompetencë të vendoreve. Ne kemi arrit marrëveshje me EULEX-in se si do të procedohen këto raste dhe ato që janë në procedurë. Mirëpo kohën e fundit kemi kërkesa nga ta që të marrin sërish disa raste të cilat unë nuk mund të specifikoj për cilat, por me siguri që kanë qenë raste që kanë qenë në proces dhe kanë përfunduar hetimet para 15 prillit”, tha Peci.
Ai shtoi se në krahasim me vitin 2013, gjatë vitit 2014 ka pasur një rritje sa i përket sekuestrimit të përkohshëm të pasurisë. Sipas regjistrit të kallëzimeve penale sipas sendeve të konfiskuara përkohësisht të aprovuara nga ana e Gjykatës me kërkesën e Prokurorit të shtetit janë konfiskuar përkohësisht 5002 armë, 63 automjete, 4 shtëpi, para të gatshme 117 491.60 euro, 61.58 kg drogë, barna 20 449 artikuj, gjësende tjera me vlerë 98 153.00 euro e që në total arrin shumën 756 105.19 euro”, tha Peci.
Ndërkaq sipas regjistrit të kallëzimeve penale për të cilat prokurori me aktakuzë ka kërkuar konfiskim të përhershëm të sendeve të konfiskuara përkohësisht janë konfiskuar: 24 armë, 41 automjete, 21 920.24 euro para të gatshme, rreth 1.2 milion para nga llogari rrjedhëse, 21 309.84 kg. drogë, barna 10 991 artikuj, dhe gjësende tjera me vlerë 22 301.86 artikuj.
Pasuria e konfiskuar nga ana e Gjykatës me Aktgjykim sipas z. Peci, është: 12 armë, 5 automjete, 10930.65 euro para të gatshme, 2950.33 kg drogë, barna 9152 artikuj, gjësende tjera me vlerë 10 700 artikuj.
Peci vuri nw dukje se në të ardhmen duhet një fokus më i madh në këtë drejtim në mënyrë që të kemi më shumë rezultate konkrete, “mirëpo duhet më shumë të funksionalizohet mekanizmi i hetimit të këtyre rasteve”. “Fillimisht gjurmimi i rasteve të tilla duhet të jetë më i mirë, sepse nëse në gjykatë sjellën prova të mira edhe gjyqtari nuk mund ta ketë dilema për vendimin”, tha Peci.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor tërhoqi vërejtjen se sistemit dop t’i kishte ndihmuar shumë edhe Ligji Anti-Mafia, në mënyrë që për çdo dyshim për rritje të pasurisë organet e ndjekjes do ta kishin më të lehtë të fillonin hetimet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here