Rrahje në Bashkësinë Islame të Bosnë dhe Hercegovinës

0

Me shuplaka është shënuar seanca e gjashtë e rregullt e Bashkësisë islame të Bosnë dhe Hercegovinës, ku në rendin e ditës ishin dy pika: zgjedhja e kryetarit të asamblesë dhe ndihmësin e tij deri në seancën e radhës dhe raporti i punës.

Situata ka dalë jashtë kontrollit me rastin e votimit për dy kandidatët e propozuar. Prej 58 delegatëve gjysma ishte për njërin, ndërsa gjysma tjetër për tjetrin.

Duke marrë parasysh se asnjë kandidat nuk ka marrë vota të mjaftueshme për të fituar, kryesimin e kësaj mbledhjeje e ka vazhduar Enver Melkiq. Ndërkaq, kur ky i fundit i dha fjalën Osman Gjogiqit, një pjesëtari të komitetit të Bashkësisë Islame ka filluar gjithçka.

Dy imam i afrohen Gjogiqit ndërsa pastaj fillojnë edhe shtyerjet fizike. Më pastaj në skenë ka dalë Selvedin Beganoviq i cili ashtu si dy imamët tjerë ka përdorur forcën fizike. Më pas ai largon këmishën, dhe i jep një shuplakë Enver Melkiqit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here