Enver Maloku i Kamenicës e vrau ujkun që i mbyti 20 lopë

0

Fermeri Enver Maloku nga fshati Kikë i komunës së Kamenicës kishte kohë që i ruante dy ujqër të cilët bënin kërdi në bagëtitë e fshatit.

Këta dy ujqëri nga muaji shkurt e deri më tash kanë mbytur rreth 20 krerë lopë vlera e të cilave sillet rreh 30 mijë euro ndërsa kanë plagosur përmbi 30 krerë lopë.

Ai ka thënë se ka pikasur këta dy ujqër më herët kur kishin sulmuar në oborrin e tij dhe kishin marrë guxim që të sulmojnë prapë në të njëjtin vend. Sipas tij ka qenë mjaft e çuditshme koha e sulmit që e përdorin ujqit .

“Këta dy ujq kanë hëngër 20 krerë lopë deri më tash në fshatin tonë. Ka qenë mjaft e dhimbshme sepse përveç dëmeve që na kanë shkaktuar na kanë ngordhur viçat e rijnë sepse nuk ka pasur ushqim sepse i ka mbytur nënat e tyre.

Këta dy ujqër kanë qenë mjaft të rrezikshëm dhe kanë vepruar bashkë dhe si cak kanë pasur vetëm lopët dhe asgjë tjetër. Kanë hyrë në oborrin tek unë dhe ma kanë sulmuar lopën të cilës i kanë shkaktuar plagë. Ka qenë interesante sepse njëri ka tentuar që të habisë lopën dhe tjetri e ka sulmuar. Kam dalë unë dhe kanë ikur.

Unë e kam ditur që 99 për qind do të kthehen nesër dhe më e çuditshmja ka qenë se kanë ardhur fiks në orën 10 të mëngjesit sikurse edhe atë ditë që sulmuan. Unë kam dalë prej shtëpisë me pushkë dhe prej 60 metrave ku ata ishin duke sulmuar lopën prapë kam marrë në shënjestër dhe kam gjuajtur.

Kur kam gjuajtur ndërsa ai ka lëvizur ashtu i plagosur dhe mas 100 metrave e kam gjetur të ngordhur. Ujku tjetër ka ikur dhe tash ka mbetur pa bashkëpunëtor për momentin”, ka thënë ai raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Gjilan, transmeton TV Kamenica.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here