Enver Hoxhaj, 958 vota në Prekaz, Osmani 175, Hoti 11, Haradinaj 15 vota

0

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka dal si kandidati më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt.

Ai mori gjithsej 958 vota në gjashtë vendvotime të këtij fshati. Në ndërkohë kundër kandidatët e tij morën dukshëm në pak vota.

Vjosa Osmani arriti t’i grumbullojë  175 vota në Prekazin historik, teksa Avdullah Hoti atje i siguroi vetëm 11 vota.

Më shumë vota se Hoti në Prekaz mori lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, parti me të cilën LDK’ja garoi në koalicion.

Në ndërkohë lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj në Prekaz mori 15 vota.

Këto të dhëna janë marrë nga numërimi i votave në formularët e publikuar  nga KQZ’ja.

Lista me disa nga kandidatët më të votuar sipas partive:

PDK

Enver Hoxhaj: 958

Donjet Bislimi: 554

Fadil Beka: 176

Bedri Hamza: 349

Mergim Lushtaku: 737

Bekim Haxhiu: 343

Ganimete Musliu: 229

Fadil Nura: 464

Blerta Deliu-Kodra: 156

LVV

Vjosa Osmani: 175

Glauk Konjufca: 167

Arben Vitia: 63

Vasfije Krasniqi: 70

LDK-AKR

Avdullah Hoti: 11

Behgjet Pacolli: 25

AAK

Ramush Haradinaj: 15

Beke Berisha: 13

Haxhi Shala: 10

Meliza Haradinaj-Stublla: 10 .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here